Pasi mori kreun e rënditjes në Bundesligë
Bayern Munchen nuk ka ndermend ta lëshojë më. Pas fitores 4-0 kundër
Paderborn djemtë e Pep Guardiolës mposhtën sot në transfertë Kolnin.
Një gol i Mario Gotzes në minutën e 19 dhe autogoli i Halfar në minutën e 66 të ndeshjes i mjaftuan Bayernit të merrte tre pikët dhe të shkojë në kuotën e 14 pikëve në krye të tabelës pas 6 javësh kampionat.
Në takimet e tjera bie në sy fitorja 2-1 e
Schalke 04 përballë
Borussia Dortmund që vazhdon krizën e rezultateve dhe fitorja 1-2 e
Borussia Munchengladbah në fushën e
Paderborn. Për këta të fundit u aktivizua edhe shqipari Alban Meha, i cili luajti 10 minutat e para pas një dëmtimi të rëndë. /albeu.com/
Ja rezultatet e mesditës së sotme në Bundesliga:
Koln 0 - 2
Bayern Munich
Freiburg 0 - 0 Bayer Leverkusen
Paderborn 1 - 2
Borussia Monchengladbach
Schalke 04 2 - 1
Borussia Dortmund
Stuttgart 1 - 0 Hannover 96
Shtuar më 27/09/2014,
ora 17:20