Bayerni i ka dhënë një "shuplakë"
Hamburgut në fushën e këtyre të fundit, dhe ka siguruar kualifikimin për mëtej.
Nuk kishte asnjë problem për bavarezët nga fillimi i takimit, teksa Shaqiri startoi në këtë sfidë.
Serinë e golave e hapi sulmuesi kroat, Mario
Mandzukic pas 22 minutash lojë, teksa në minutën e 26-të ishte Dante ai që e dyfishoi atë për rezultatin e pjesës së parë prej 2-0.
Në pjesën e dytë ishte Arjen
Robben ai që shënoi në minutën e 54, teksa dilemat përfundimisht i vulosi
Mandzukic me dy gola “ekspres” në minutat 74 dhe 76.
Me këtë fitore të thellë
Bayerni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, apo DFB Pokal. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014,
ora 23:29