Bekim Balaj "bëhet" këngëtar, merr mikrofonin në dasmën e Elseid Hysajt (VIDEO)
Janë shokë në skuadrën e kombëtares së Shqipërisë, e padyshim se gëzimin për dasmën e organizuar Elseid Hysaj do ta ndante me shokët e tij, Bekim Balaj ishte njëri ndër ta që në momentet e tij "kulminante" e ndezi atmosferën.

Gjithçka po shkonte mirë, atmosfera në nivel edhe Bekim Balaj e dha kontributin e tij për ta bërë interesante këtë festë të bukur.

Ai e morri mikrofonin dhe duke kënduar një këngë popullore e duke kërcyer i kënaqi të pranishmit në dasëm.

Kujtojmë që Elseid Hysaj po kërkohet nga shumë klube evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer tek skuadra e Napolit.
Shtuar më 23/06/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori