Benzema bën sërish shpëtimtarin për Realin (VIDEO)
Real Madridi është ndalur në transfertë nga Leganes në barazim me rezultatin 1-1 në ndeshjen që ka mbyllur javën e 32-të të La Liga në Spanjë. Në përfundim të kësaj jave, ekipi Los Blancos, në kuotën e 61 pikëve, thekson edhe më shumë inferioritetin ndaj Barcelonës kryesues dhe Atletico Madrid të vendit të dytë.

E njohur si ndëshkuesja e Real Madrid, skuadra e Leganes, e renditur në vendin e 11 në kuotën e 41 pikëve, edhe një herë tjetër ka kërcënuar fuqishëm ekipin Los Blancos, duke iu afruar shumë suksesit të plotë, të shmangur vetëm nga bomberi i madrilenëve Benzema.

Ishin pikërisht vendasit ata që kanë kaluar në avantazh vetëm pak moment para përfundimit të pjesës së parë, falë një goli të Silva, pas një goditje perfekte nga jashtë zone, 1-0. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori