Bernabeu njeh vetëm një rezultat ndaj Barcelonës (VIDEO)
Ndeshje tjetër, rezultat i njëjtë , Reali ka harruar të fitojë përballë Barcelonës, shkruan Albeu.com

Vetëm në 3 ditë kanë ardhur 2 humbje për Realin brenda në shtëpinë e tyre. Në njërën doli jashtë Copa Del Ray ndërsa në këtë duket se ngel jashtë edhe kampionatit.

Me këtë fitore Barcelona arrinë pas 87 vitesh të kthejë numrin e fitoreve në favorin e saj.

I mjaftoi një gol i kroatit Ivan Rakitiç në min e 26’ për ruajtur fitoren deri në fund, perballë një Reali që prodhon por nuk shënon ashtu si edhe në ndeshjen e parë.

Vinicius mbetet edhe këtë herë lojtari më i rrezikshëm për Realin me depërtimet e tij në krahë taksa Bale shëtit krahun e djathtë në më shumë se 60 minuta lojë.

Për tu lavdëruar është edhe dyshja e qëndërmbrojtes së Barcelonës , Pique dhe Lenglet të cilët kanë bërë ndoshta ndeshjen më të mirë për sa kanë luajtur bashkë në këtë pozicion.

Barcelona tashmë shkon në kuotën e 60 pikëve plot 12 pikë larg Realit i cili mbetet në kuotën e 48 pikëve në vendin e 3-të. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori