E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Bernard Berisha shënon gol me stil "gërshërë" në Rusi (VIDEO)
Berisha e ka nisur mbarë në Rusi, e ka ndihmuar Akhmat Groznyn t’i marrët pikët e para në xhiron e parë.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, e ka gjetur golin në xhiron e parë në Premier Ligën e Rusisë.

Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij, Akhmat Grozny, ta nis sezonin me fitore duke shënuar golin e vetëm të takimit kundër FC Krasnodar.

Bernard Berisha shënoi një gol të bukur me gërshërë në minutën e 28’, që doli të jetë i vetmi dhe i tri pikëve.

"Ndeshja e parë, goli i parë", shkroi ai në Facebook.

Synimi i Berishës është që të gjejë formën e mirë dhe të kthehet sa më parë në Kombëtaren e Kosovës, pasi mungoi në ndeshjet e qershorit.
Shtuar më 14/07/2019, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori