Besart Abdurahimi, sulmuesi që i mungon Kombëtares (VIDEO)


Kur jemi pak ditë larg shortit të eleminatoreve për "Euro 2016" të gjithë janë kuriozë për të parë në fushë kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi. Pikëpyetje të mëdha rezervon sulmi i kombëtares, që siç e ka thënë dhe vetë trajneri, është problemi më i madh. Edgar Çani vazhdon të vërtitet tek ekipet e kategorisë së dytë në Itali, tashmë tek Bari. Salihi me mundësinë e madhe për të luajtur në Europë në disa klube të nivelit të mesëm, zgjodhi të shkonte tek një nga klubet që mbyllin rënditjen në Izrael. I vetmi që jep shpresë është Armando Sadiku, i sapo transferuar tek Zyrihu.

Një alternativë për sulmin e kombëtares është dhe një lojtar që nuk është përmëndur kurrë më parë. Fjala është për Besart Abdurahimin, 23-vjeçarin e Hapoel Tel AvivIzrael. Djaloshi me origjinë nga Gradeci i Gostivarit, por i lindur dhe rritur në Zagreb, është prodhim i futbollit kroat, i dalë nga akademia e NK Zagreb dhe futbollist i Kombëtareve U19 dhe U21 të Kroacisë.

Abdurahimi është ai sulmues që Shqipëria nuk e ka për momentin: 1.78 i gjatë, i shpejtë, teknik dhe që luan jo vetëm në sulm por edhe në krahë të mesfushës.

Në verë 23-vjeçari vendosi të ndërronte skuadër, duke kërkuar një skuadër me të cilën mund të luante në Kupat e Europës. Në atë kohë lojtari u lidh me Lyonin e Francës dhe Lazio në Itali, interesime të konfirmuara, por transferimi nuk u realizua. Për këtë arsye djaloshi zgjodhi të shkonte në Izrael tek Hapoel Tel Aviv, një nga skuadrat e elitës dhe me mundësi të mëdha për të luajtur në Europë. (asport) /albeu.com/





Shtuar më 03/02/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori