Besart Berisha nuk ka të ndalur, shënon dy gola në Australi (VIDEO)
Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka vazhduar me gola në kampionatin australian për skuadrën e tij Western United.Ish futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës ka shkëlqyer në fitoren e madhe të Western United 3-1 ndaj Melbourne Victory.

Berisha ka shënuar dy gola në këtë sfidë, duke rikthyer ekipin e tij te fitorja pas tri disfatave radhazi.Ai fillimisht shënoi në minutën e 17-të me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërkohë goli i dytë personal për Besartin erdhi në minutën e 43-të, përsëri me kokë kur realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Shtuar më 08/12/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori