Besnik Hasi "mbyt" turqit e Galataray (VIDEO)
Chancel Mbemba
Skuadra e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, ka mposhtur Galatasarayin në xhiron e pestë të Grupit D në Ligën e Kampionëve me rezultat 2 me 0.

Me këtë fitore, Anderlechti ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Autor i dy golave të ndeshjes ishte Chancel Mbemba, i cili fillimisht shënoi në minutën e 44-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi edhe në minutën e 86-të.

Pas ndeshjeve të sotme, Arsenal ka arritur në 10 pikë, dy më pak se Borussia Dortmund. Në pozitën e tretë është skuadra e Besnik Hasit, Anderlechti, me pesë pikë dhe në fund Galatasaray që ka një. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2014, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori