Beteja e pabesueshme kundër kancerit, holandezi tenton 200 km not (VIDEO)
Pëlqej
Kanceri është një sëmundje e pashërueshme, që po përhapet me shpejtësi në ditën e sotme.

Beteja për ta luftua këtë sëmundje të shekullit na takon të gjithëve dhe këtë na e ka vërtetuar një notar holandez i quajtur, Van der Weijden.

Notari në formë solidariteti dhe me synimin e mbledhjes së fondeve për betejën kundër kancerit, tenotoi të notonte për dy ditë nga 18 deri në 20 gusht për 200 kilometra.

Për shkaqe shëndetësore holandezi u ndal pas 163 kilometrash not, por megjithatë janë grumbulluar 3.5 milionë euro, që do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet e kërkimeve shkencore për kura kundër kancerit.

Edhe vetë Maarten van der Weijden ka një histori të dhimbshme, sepse në moshën 20-vjeçare u diagnostikua me leuçemi dhe pas një beteje të gjatë ia doli mbanë ta mposhtte sëmundjen, në vitin 2011, ndërkohë që ishte bërë kampion noti i garës 10 kilometra. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori