Bilbao eliminon Napolin (VIDEO)
Pëlqej
Athletic Bilbao ka arritur të mposhtë Napolin duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kualifikimi i Bilbaos është bërë i mundur falë tre golave të shënuar në më pak se 15 minuta.

Në ndeshjen e parë, dy skuadrat barazuan me rezultat 1-1.

Në ndeshjen e sotme, pjesa e parë në San Mames përfundoi pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë italianët shënuan përmes mesfushorit Marek Hamsik, një gol që i shndërroi ata favoritë për të kaluar tutje (61’).

Por, Napoli nuk arriti të mbajë rezultatin. Pas një ore lojë, Aritz Aduriz barazoi rezultatin. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë tetë minuta më pas për t’i dhënë avantazhin skuadrës spanjolle (69’), 3-1. /albeu.com/

Skuadrat e kualifikuara sonte:
Arsenal
Athletic Bilbao
Bayer Leverkusen
Malmo FF
PFC Ludogorets Razgrad
Shtuar më 27/08/2014, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori