Bind Cana, fiton Lazio
Lorik Cana ka qënë titullar për Lazion në ndeshjen e djeshme në Grupin D të Europa League. Mesfushori shqiptar ka bërë një ndeshje të mirë dhe ka luajtur për 90 minuta, ndërsa është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë në fund të ndeshjes.

Fillimi ka qënë më i mirë për miqtë e Zyrihut, por pas disa minutave të dobëta Lazio ka marrë kontrollin e lojës. Cana dhe Ledesma janë bërë një pengesë pothuajse e pakalueshme për kundërshtarët por kanë ndihmuar edhe repartin ofensiv lacial.

Shqiptari nuk ka qënë shumë i saktë me pasimet e tij, por ka qënë më i rendësishëm në fazën mbrojtëse. Madje ai ka rrezikuar edhe me një gjuajtje.

Ka mjaftuar një gol nga Brocchi në fillim të pjesës së dytë për ti dhënë fitoren Lazios. Skuadra e Canës ka tani pesë pikë dhe rënditet në vend të dytë në grup. Kjo ishte fitorja e tyre e parë pas dy barazimesh dhe një humbje. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori