Bjellorusët nuk e kapërdijnë lehtë festën e kuqezinjve, tensione në fushë pas ndeshjes (VIDEO)
Shqipëria e ka mbyllur në mënyrë më të mirë këtë sezon të Ligës së Kombeve, teska ka mposhtur Bjellorusinë në "Air Albania" me shifrat 3-2.
Një 3 pikësh që i jep
Kombëtares sonë vendin e parë në grup, i cili ishte edhe objektivi fillestar për ta.
Sigurisht që pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit të
ndeshjes, festa kuqezi ishte e pashmangshme.
Por nëse në kampin shqiptar mbizotëronte gëzimi, e kundërta ndodhte në anën kundërshtare.
Bjellorusët duket se nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë humbje kundër Shqipërisë, pasi përfundimi i kësaj "finaleje" për vendin e parë në grup është shoqëruar me
tensione.
Lojtarët e Bjellorusisë janë konfliktuar me ata të
Kombëtares sonë, duke bërë që arbitri të bëjë detyrën e tij edhe pse takmi kishte përfunduar. Gjyqtari thërret pranë vetes Gjimshitin së bashku me Antilevskin, duke i ndëshkuar me karton të verdhë. Ndërkohë të njëjtin fat e ka pasur edhe Manaj me Laptsew.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 19:36