Blerja më e re e Juventusit zbret në Torino (VIDEO)


Ka zbarkuar sot në mbrëmje në aeroportin e Linates në Torino, futbollisti i ri i Juventusit, Danilo, braziliani që vjen nga Manchester City, që siguroi Cancelon, pasi pagoi edhe 28 mln euro veç kartonit të mbrojtësit të krahut.

Danilo pritet të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë firmën në kontratë.

Një blerje kjo që, megjithatë, ka bërë që shumica e tifozëve të akuzojnë klubin për një budallëk të madh, duke lëshuar Cancelon për një lojtar që pas Portos, ka parë vetëm stolin te Real Madrid dhe te Manchester City.
Shtuar më 06/08/2019, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori