Ishte thjesht një miqësore parasezonale, por
Boca Juniors-River
Plate nuk është asnjëherë e tillë. Tre lojtarë por edhe tre trajnerë u përjashtuan nga
arbitri gjatë ndeshjes së parë të vitit 2017 mes dy rivalëve të përjetshëm të Argjentinës në një sfidë që përfundoi 2-0 për bardhekuqtë e River
Plate.
Një penallti e realizuar nga Sebastian Driussi dhe një gol i ekuadorianit Arturo Mina i dhanë fitoren skuadrës së “milionerëve” por edhe ky super clasico nuk u mbyll pa incidente dhe tensione.
Trajneri i
Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotto la pankinën në fundin e pjesës së parë ashtu si edhe kolegu i tij, Marcelo Gallardo. Ndërkohë,
arbitri nxori jashtë me karton të kuq edhe Driussin e Riverit dhe Dario Benedetto e Juan Insaurralde të
Boca Juniors pas përleshjes mes lojtarëve të dy skuadrave në minutën e 80-të të takimit.
Shtuar më 30/01/2017,
ora 14:07