Boksierja e Kosovës mposht rusen dhe prek finalen (VIDEO)

Fitorja e krenaria se Kosoves Donjeta Sadikut ndaj boksieres Ruse

Posted by Latif Demolli on 2015-05-22
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku prek finalen e Botërorit për të rinjtë. Ajo mposhti në gjysmëfinale boksieren ruse, Dynnik Elaterina duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kososovës, Latif Demolli.

"Donjeta Sadiku mposhti boksierin ruse, Elatrina Dynnik dhe siguroi medaljen e argjendtë. Nesër ajo do të ndeshet me boksieren amerikane, Guadalupe Gutierrez dhe dhashtë Zoti që Donjeta të ngritët në piedestalin më të lartë me flamurin dhe himnin e Kosovës", shkruan Demolli në Facebook.


Shtuar më 22/05/2015, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori