Bombardon Barça (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka shënuar fitore të lehtë kundër Granadas në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga duke fituar me rezultat 6 me 0.

Në fitoren e thellë, lojtari kyç te Barça ishte Neymari që realizoi hat-trick për fitoren e pestë të skuadrës së Luis Enriques sivjet.

Braziliani hapi serinë e golave në minutën e 26-të për të filluar "shkatërrimin" e mysafirëve.

Për dyfishimin e epërsisë, në skenë doli Ivan Rakitiq që realizoi pas asistimit të Lionel Messit në minutën e 43-të ndërsa rezultatin përfundimtar të pjesës së parë e vulosi Neymari me golin e dytë personal në minutën e fundit të këtij fraksioni.

Në minutën e 62-të listës së golashënuesve iu shtua edhe Messi që konkretizoi në gol harkimin e bukur të Dani Alvesit.

Argjentinasi ishte i rëndësishëm edhe në dy golat e fundit të skuadrës ku fillimisht asistoi te Neymari për 5 me 0 ndërsa golin e gjashtë dhe përfundimtarin e realizoi vet tetë minuta para fundit.

Barcelona tani prin në La Liga me 16 pikë pas pesë fitoreve dhe një barazimi.
Shtuar më 27/09/2014, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori