Borussia bën tris, Bayernit i mjafton Gotze-Ribery (VIDEO)
Pëlqej
Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund rikthehen te fitorja pas ndeshjeve eleminatore të kombëtareve. Në javën e tretë të Bundesligës kampionët e Gjermanisë kamë mposhtur në "Allianz Arena" Stuttgartin me rezultatin minimal 2-0 falë golit të Mario Gotzes në minutën e 27 dhe Franck Ribery në të 85-ën.

Në "Signal Iduna Park" Borussia Dortmund bën detyrën duke mposhtur 3-1 Freiburgun e Admir Mehmedit me gola të Adrian Ramos në minutën e 34, Shinji Kagawa në të 41-ën dhe Aubameyang në të 78-ën. Golin për miqtë e shënoi Sorg në minutën e 91.

Me këto fitore Bayern Munchen ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa nënkampionët e Jurgen Klopp në kuotën e 6 pikëve. /albeu.com/

Bayern Munich 2 - 0 VfB Stuttgart
Borussia.D 3 - 1 Freiburg
Hertha Berlin 1 - 3 Mainz 05
Hoffenheim 1 - 1 Wolfsburg
Paderborn 0 - 0 FC Cologne
Shtuar më 13/09/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori