Borussia Dortmund mposht minimalisht Herthën e Berlinit, shkëputet nga Leipzig (VIDEO)
Borussia e Dortmundit ka fituar minimalisht përballë
Herthën së
Berlinit. Kjo fitore shkëput nga
Leipzig që "ngeci" ndaj Paderborn.
‘Verdhezinjt’ e Lucien Favre shfrytëzuan avantazhin e terrenit dhe morën tri pikë, me Can që bëri heroin.
Emre Can doli në skenë në minutën e 59’ të takimit, kur shënoi për 1:0 duke shfrytëzuar asistimin e Julian Brandt.
Goli i mesfushorit gjerman vendosi fatin e takimit. BVB tashmë numëron 63 pikë për pozitën e dytë në tabelë.
Hertha mbetet në kuotën e 38
pikëve, për të mbajtur vendin e nëntë në klasifikimin e Bundesliga.
Shtuar më 06/06/2020,
ora 20:29