Borussia triumfon në derbi, Bayern fitore rekordesh (VIDEO)
Pas fitoreve në Champions League, Bayern Munchen, Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund rikthehenme fitore edhe në javën e 10 të Bundesligës.

Kryendeshja e kësaj jave, derbi mes Schalke 04 dhe Borussia Dortmund ka folur për këta të fundit që fituan 1-3 falë golave të Aubameyang (14), Sahin (51) dhe Blaszczykowski (74). Për vendasit shkurtoi diferencën Meyes në minutën e 63. Kujtojmë që në minutën e 30 Kevin Prince Boateng gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Bayern Munchen me fitoren e sotme ndah Hertha Berlin, përveçse ruan kreun e Bundesligës, shënon edhe tri rekorde të reja duke mos njohur asnjë humbje në 35 ndeshje; Ribery luajti ndeshjen e tij të 38 pa humbje dhe Guardiola bëhet trajneri i dytë në historinë e bavarezëve që nuk humbet në 10 javët e para. Ndeshja në "Allianz Arena" përfundoi në shifrat 3-2 me Mandzukiç (2) dhe Gotze që shënuan për vendasit dhe Ramos e Ben-Hatira që shënuan për miqtë.

Fitore edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti në shtëpi 2-1 Augsburgun. /albeu.com/

Ja rezultatet:

Bayer.L 2 - 1 Augsburg
Bayern Munchen 3 - 2 Hertha Berlin
Hannover 96 1 - 4 Hoffenheim
Mainz 05 2 - 0 Braunschweig
Schalke 04 1 - 3 Borussia Dortmund
Shtuar më 26/10/2013, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori