Botërori i Klubeve, Cruz Azul në gjysmëfinale me Real Madrid (VIDEO)
Do të jenë meksikanët e Cruz Azul kundërshtarët e Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Marok. Skuadra amerikano-latine kaloi në çerekfinale australianët e Western Sydney Wanderers me rezultatin 3-1 edhe pse për të caktuar fituesin u desh të luhej koha shtesë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin "Princi Moulay Abdallah" u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit të rënduar nga rreshjet e shiut.

Golin e parë e realizoi Iacopo La Rocca për kampionët e Azisë, por kapiteni i Cruz Azul, Gerardo Torrado shndërroi në gol një 11 metërsh një minutë nga fundi duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Australianët pësuan golin e dytë në minutën e 108 pasi Mariano Pavone, ndërsa 10 minuta më vonë Gerardo Torrado shënoi edhe golin e dytë personal, duke siguruar kualifikimin e meksikanëve që tashmë duhet të bëjnë llogaritë me kampionët e Evropës.

Sfida mes Cruz Azul dhe Real Madrid do të luhet ditën e hënë në qytetin e Rabatit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër përplasen Auckland City dhe San Lorenzo.

Finalja do të zhvillohet në datën 20 dhjetor në Marrakesh. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori