Brazil, Seedorf mposht Paton (VIDEO)
Java 20 e kampionatit brazilian të futbollit dhuron emocione me super-sfidën Botafogo–Corinthias. Të dyja skuadrat e kanë nisur me ambicie sezonin, por kur ka kaluar gjysma e tij është Botafogo që nuk lëshon pe në garën për titull. Skuadra e komanduar nga Clarence Seedorf në fushë, dominon ndaj Corinthias duke merituar ndoshta edhe një fitore më të pastër se ajo minimale 1-0, e cila vjen në minutën e 90. Një gol i cili i shkon për shtat mitikut "Maracana".

Edilson gjen me një pasim perfekt alla Ronaldinho talentin më të ri të futbollit brazilian Hyuri, i cili është më i shpejtë se portieri Cassio duke cuar në delir tifozët e Gloriosos.

Ky gol vlen tre pikë për skuadrën e Seedorf, që merr një sukses të merituar ndaj Corinthias, e cila është në kërkim të identitetit. Madje "Timaos" nuk i mjaftoi as Alexandre Pato, i hedhur në fushën e lojës në 20 minutat e fundit, pasi sulmuesi vinte pas aktivizimit me kombëtaren Braziliane.

Ish milanisti nuk mundi të jepte asnjë shkëndijë në sfidën që në historinë e saj ka parë gjithmonë protagoniste skuadrën karioka.

Kjo fitore e mban Botafogon në vendin e dytë me 4 pikë distancë nga Cruzeiro i vendit të parë, që triumfoi minimalisht 2-1 me kthim rezultati në trasfertën ndaj Goias. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori