Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
Brazil-Show kundër Irakut (VIDEO)
Nuk ka shumë histori për Irakun në miqësoren e zhvilluar në Malmoe me Brazilin. Mano Menezes që rreshton një katërshe ofensive të nivelit të lartë që nga fillimi me Nejmar, Hulk, Oskar e Kaka që rikthehej pas thuajse dy vjeteësh në kombëtare. Selecao është shumë e fortë për kombëtaren aziatike që i mbetej vetëm të admironte klasin e pesë herë kampionëve të botës e natyrisht të nxirrte topin nga rrjeta. Duke filluar që në minutën e 22 kur Oskar zhbllokon rezultatin, me Nejmar që bën gjithcka mirë kalon kundërshtarët dhe i jep assistin që futbollisti i Celsit e shndërron në gol me saktesinë dhe qetësinë e tij kirurgjikale.

5 minuta më pas ishte sërish rradha e Oskar për të vendosur emrin në tabelën e rezultatit, këtë herë ai që i shërben është Rikardo Kaka që nga e majta i con një top nga ata që sigurisht nuk mund të jetë problem për tu cuar në rrjetë aq më tepër për dikë që mban mbi shpinë numrin dhjetë të Brazilit. Në minutën e 43 kishte një mundësi të mirë për Kaka I cili gjendet para portës pas një dueli të Nejmar mbi rrjeten e Irakut por fantazisti i Realit u tregua ndoshta shumë akademik në goditjen e tij. Në shtesën e fraksionit të parë ishte vetëm traversa që i mohoi golin Paulinjos ndërsa menjëherë në rikthimin e skuadrave nga dhomat e zhveshjes kishte vend për festimin e golit të të rikthyerit Kaka, i cili përparoi vetë nga mesfusha, kreu ritin e driblimit final për të krijuar hapësirën e nevojshme për të finalizuar në rrjetën kundërshtare.

Pokeri u firmos nga Hulk, sulmuesit 40 milionësh në tentativë të krijimit të një asisti për shokët e skuadrës asistin ia dhanë vetë mbrojtësat kundërshtarë duke i krijuar një situatë në të cilën nuk u mendua dy herë por ndëshkoi mbrojtësin ekstrem të Irakut. Mungon dikush në tabelën e rezultatit, sigurisht është ai talenti premtues i futbollit brazilian, Nejmar, por jo përfundimisht, pasi në minutën e 75 dhe sulmuesi i Santos pati mundësinë e ritit të golit e natyrisht festimit më pas me duart nga qielli. Një pesë me zero normalisht duhej të mjaftonte por kur Europa thërret mëshira nuk ekziston dhe Lukas nuk e shpërdori rastin me golin që vulosi rezultatin tenistik. Para ndeshjes Menezes ritheksonte se është Spanja ekipi më i mirë në botë dhe e mban ajo statusin e favorites për Botërorin e ardhshëm.Pas kësaj fitoreje me logon “gola për të tërë” duhet të ketë mbetur i kënaqur, por natyrisht jo aq sa për të ndërruar mendim. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori