Brazili fiton në 10 minutat e fundit përballë Republikës Çeke (VIDEO)
Brazili ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duke fituar 3-1 miqësoren ndaj Republikës Çeke.
Kjo ishte miqësorja e fundit e Selecao-s në prag të Copa America 2019 që do të zhvillohet gjatë verës.

Të besuarit e Tite-s kanë fituar, por paraqitja e tyre ka qenë shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim nga Brazili.

Pritej një fitore me goleadë, duke parë që çekët u shpartalluan 5-0 nga Anglia disa ditë më parë.
Megjithatë, ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Pavelka që erdhi pas një gabimi të rëndë të prapavijës braziliane.

Pas pushimit, çekët kthejnë nderin, duke lejuar Brazilin të barazojë me Roberto Firmino-n pas një gabimi trashanik të mbrojtjes.

Në minutën e 83’ dhe 90’ ishte Gabriel Jesus që i ka dhënë fitoren përfaqësueses së tij me një dopietë fantastike. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori