Brazili kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës falë penalltive (VIDEO)
Brazili është kualifikuar për në fazën e gjysmëfinaleve pasi mundi me penallti skuadrën e Paraguait. Koha e rregullt u mbyll me rrejta të paprekura, edhe pse Selecao pati shanse të mira shënimi dhe luajti për një pjesë loje më një lojtar më shunë.

As koha shtesë nuk mjaftoi për të shënuar, teksa të dyja skuadrat përfunduan në ruletën e penalltive. Portieri Alisson ishte vendimtar me pritjen e tij, ndërsa Paraguai gaboi dy hera nga pika e bardhë duke bërë që “të harrohej” penalltia e humbur nga sulmuesi Firmino.

Brazili mund të përballet në fazën tjetër me Argjentinën, e cila sfidon sonte në mbrëmje Venezuelën.
Shtuar më 28/06/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori