Brazili mposht Portugalinë (FOTO-VIDEO)

Brazili fiton miqësoren e luksit përballë Portugalisë në Boston. Skuadra e Luiz Felipe Scolarit ka mposhtur 3-1 "brazilianët" e Europës, të cilët luanin në këtë takim pa kapitenin dhe yllin e tyre të dëmtuar Cristiano Ronaldo.

Portugezët kaluan në avantazh që në minutën e 17 me anë të Raul Meireles falë gabimit të mbrojtjes "Seleçao", avantazh ky që zgjati vetëm 3 minuta pas në minutën e 20 Thiago Silva shënoi golin e barazimit. Më pas për ti dhënë avantazhin Brazilit mendoi Neymar që shënoi golin e dytë në minutën e 34.

Sulmuesi i ri Jo ishte ai që vulosi fitoren e 5 herë kampionëve të Botës falë golit të minutës së 49. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2013, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori