Në një kohë që futbolli është ndalur pothuajse në të gjithë botën, futbollistët tashmë mundohen të kujtojnë kohën e futbollit në karantinë, shkruan Albeu.com.
Këtë e ka bërë mesfushori i Skënderbeut,
Bruno Dita, i cili ka publikuar një
video 8 minuta në kanalin e tij në YouTube
momentet më të mira te Ujqërit e Dëborës.
Në
video nuk mungojnë golat, asistet, dhe dyluftimet e mesfushorit i cili në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga
Skënderbeu.
Në fakt Dita është një nga futbollistët e paktë të Superiores që e kemi parë shpesh herë aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit, ku nuk mungojnë udhëtimet në vendet e bukura jashtë Tiranës /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2020,
ora 22:37