Bundesliga, Dortmund me hap kampioni (VIDEO)
Borussia Dortmund tregon se është ajo skuadra kampione në fuqi dhe do të luftojë deri në fund të kampionatit për të ruajtur kurorën.

Djemtë e Jurgen Klopp kaluan me sukses testin e radhës në transfertën e ftohtë të Nurnberg në -11 gradë celcius. Pjesa e parë ishte e barabartë, me shumë raste nga të dyja skuadrat ku Kagawa për miqtë ishte protagonisti i vërtetë duke shpëtuar Borussian nga goli i sigurt por duke humbur edhe disa raste të pastra.

Në pjesën e dytë, kampionët zbritën me të tjera mendime në fushë sepse në minutën e 48 gjetën avantazhin me Kehl dhe siguruan 3 pikëshin me golin e Barios 10 minuta përpara fundit. Kjo fitore e ngjit Borussian e Dortmundit në vendin e parë me 43 pikë, 3 më shumë se Bayern Mynih dhe Schalke 04. /albeu.com/


http://www.dailymotion.com/video/xobqtg_nurnberg-0-1-borussia-dortmund_sport" target="_blank">Nurnberg 0-1 Borussia Dortmund by http://www.dailymotion.com/simaotvgolo12" target="_blank">simaotvgolo12
Shtuar më 04/02/2012, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori