Burgoset Lionel Messi? (VIDEO)
Prokurori i shtetit, Mario Maza, në emër të autoriteteve tatimore të Spanjës, ka bërë kërkesë që Messi dhe babai i tij të dënohen me 22 muaj burg.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe babai i tij Jorge Messi, akuzohen nga autoritetet tatimore në Spanjë për shmangje taksash në periudhën 2007-2009 duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4,2 milionë eurosh.

Nëse ata shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë 22 muaj burg. Sipas akuzës, duke krijuar një seri shoqërish në parajsat fiskale Messi ka shmangur detyrimet tatimore nga të ardhurat që ka siguruar nga të drejtat e imazhit, shkruan AS.

Maza, i cili reagoi keq ndaj deklaratës së Messit se nuk e ka ditur se çfarë po nënshkruante, ka kërkuar nga autoritetet tatimore të Spanjës, që 28 vjeçari i Barclonës dhe babai i tij të dënohen me 22 muaj burg. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 16:34
Une
e Premte 3 Qershor 2016, Ora 18:46
qfar lope ju Gazetart, po kush guzon more me burgos Meesin, ajo eshte nje Procedur ne Gjyq edhe paguhet me pare ajo nese ka gabu ne Kontrata i ka ikur Tatimeve te Shtetit, po ti gazetar qe poston ket shkrim a je mir me kry te pys un ty, qfar lope e gjalle koke aj medet aj
Une
e Premte 3 Qershor 2016, Ora 20:03
Ja fusin kot nuk e burgos njeri messin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori