Callejon rikthen Napolin te fitorja (VIDEO)
Pëlqej
Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses dhe pas barazimit 3-3 me Palermon Napoli rikthehet te fitorja mesditën e sotme. Djemtë e Rfa Benitez, i cili e ka në pikëpyetje qëndrimin e tij në krye të stolit axurr, mundën minimalisht 0-1 Sassuolon.

Napolitanëve u mjaftoi një gol i Jose Maria Callejon në minutën e 28 të takimit për të marrë tre pikët dhe për të shuar momentalisht polemikat.

Me këtë fitore Napoli shkon në vend të tetë në kuotën e 7 pikëve pas 5 javësh kampionat, ndërsa Sassuoolo mbetet në kuotën e 3 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori