E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Cana: Më lëndoi mesazhi i mbesës së Berishës (VIDEO)
Dy javë pas dhunimit të lojtarëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit dhe 4 ditë pas vendimit skandaloz të UEFA-s, "DITA" ka zhvilluar një intervistë në Romë me kapitenin e Kombëtares Lorik Cana.

I pyetur për vendimin e UEFA-s, Cana thotë se të tilla padrejtësi të rënda nuk mungojnë "kur bëhet fjalë për një vend të vogël si yni. Por sa për vendimin, ne kemi akoma dy shkallë deri në vendimin përfundimtar".

Sipas tij, shteti serb u investua i gjithi për të mashtruar opinionin publik ndërkombëtar.

"Ka patur një dezinformatë të madhe nga vendi që e ka prit ndeshjen. Në media më shumë është folur për dronin sesa për dhunën… E ushqyen opinionin me dronin dhe emrin e vllaut të kryeministrit për të mbulu gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur atë natë… Në 2014 nuk mund ta lejosh përfaqësuesen e një vendi të dhunohet pavarësisht se çfarë vjen nga jashtë. Ka patur bashkëpunim për të dezinformuar. E ka bërë shteti serb" vijon Loriku.

I pyetur për momentin e grushtit ndaj huliganit serb, nëse do bënte të njëjtën gjë, nëse do kthehej pas në kohë, Loriku thotë:

"Do bëja të njëjtën gjë. Jemi ekip. Kur njëri është në vështirësi shkon tjetri e ndihmon. Kur sulmon shokun e skuadrës më sulmon dhe mua, sidomos dikush që nuk ka punë në fushë", shprehet kapiteni.

Në fund Lorik Cana foli edhe për mesazhet e Dasara Malltezi në Facebook: "Mbesa e Sali Berishës… Sensi i reagimeve të saj… Nuk është e vogël (19-20 vjeç)… Me zonjën Liri, bashkëpunoj për autizmin, kam respekt të veçantë për zonjën, por ajo (mbesa) ka fol pak budallaliqe. 99.9 përqind të shqiptarëve e kanë parë çfarë ndodhi… Dhe del një vajzë, vetëm pse është mbesa e ish-kryeministrit… Dhe të thotë gjëra rreth sjelljes së përfaqësueses dhe djemve të cilët dhanë maksimumin.. Flet për sjellje dhe mungesë edukate nga ne… Është shumë pa vend…". /albeu.com/

Shtuar më 29/10/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori