Cavani-Hernandez, Uruguaj mposht Japoninë (VIDEO)
Pëlqej
Uruguaj ka mposhtur Japoninë me rezultatin 2-0 në një ndeshje të zhvilluar në Sapporo. Për "Celestet" golat mbajnë firmën e dy ish futbollistëve të Serie A: Edinson Cavani në minutën 34 dhe Abel Hernandez në minutën 71.

Në këtë takim bëri debutimin e tij edhe trajneri i ri Javier Aguirre, ish teknik i Meksikës, i cili i zuri vendin Alberto Zaccheronit.

Në këtë ndeshje nuk luajti Luis Suarez që vuan dënimin prej 9 ndeshjesh nga FIFA. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori