Celtic fiton derbin ndaj Rangers, Grezda nuk grumbullohet (VIDEO)
Celtic dhe Rangers kanë luajtur sot derbin e famshëm mes tyre. Kjo ndeshje në Skoci është derbi i padiskutueshëm dhe ndiqet me shumë interes nga shumë vende të botës.

Celtic ka arritur që të fitojë në fushën e vet ndaj Rangers në minutat e fundit të sfidës. Si fillim skuadra vendase ka shënuar në minutën e 27-të me anë të Edouard. Rangers barazon në pjesën e dytë me anë të Kent.

Celticu nuk kishte thënë fjalën e fundit dhe në minutën e 86-të me anë të Forrest gjeti golin e avantazhit. Sulmuesi shqiptar Eros Grezda që luan me Rangers nuk ishte i grumbulluar për këtë derbi.
Ky trepikësh në një farë mënyre e mbyll kampionatin në Skoci, pasi Celtic shkon në kuotën e 73 pikëve, 13 më shumë se Rangers i i vendit të dytë.

Shtuar më 31/03/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori