Çerekfinalja Angli-Itali (VIDEO)
Anglia ka mposhtur me rezultat 1-0 përfaqësuesen organizatore të EURO 2012, Ukrainën duke kaluar në çperefinale si lidere e Grupit D.

Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për Wayne Rooney, rikthimi i të cilit pritej me padurim nga opinioni sportdashës anglez, pas mungesës në dy ndeshjet e para të kombëtares angleze.

Në minutën 48 ai shënoi golin e avantazhit, të cilin realisht e përgatitën bashkëlojtarët e tij, por ai diti të gjendet më së miri, ball për ball portierit ukrainas, dhe vetëm shtyri topin në rrjet, duke i siguruar kështu kombëtares së vet një komoditet në lojën në vazhdim, pasi që Anglisë i duhej vetëm një pikë kundër Ukrainës për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të "Euro 2012", ndërkohë që Ukrainës i duhet vetëm fitorja. Megjithatë, sado që ishte mbizotëruese në pjesën më të madhe të ndeshjes, gjatë së cilës pati edhe shanse të mira, Anglia në ndeshjen kundër Ukrainës nuk zhvilloi lojë për t’u përmendur.

Në anën tjetër ukrainasit në shumë raste u treguan të denjë që të rivalizojnë anglezët, madje në disa raste u treguan shumë të rrezikshëm dhe kanosen seriozisht portën kundërshtare. Në minutën 63, gjyqtari i ndeshjes, sipas raportimeve të medieve botërore, anuloi një gol të Ukrainës, pasi që topi kishte tejkaluar për disa centimetra vijën e portës.

Në fund doli se Anglia sonte luajti edhe për Francën, pasi që me fitore i siguroi fqinjit të vet pasimin në çerekfinale.

Më sipër shikoni golin e ndehsjes, ndërsa më poshtë fotografitë e ndeshjes. /albeu.com/
Angli 1-0 Ukrainë

Angli 1-0 Ukrainë
Shtuar më 19/06/2012, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori