Çfarë spektakli në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kamza dhurojnë spektaklin e vitit (VIDEO)
Pëlqej
Përballje dramatike në “Niko Dovana” në sfidën mes Teutës dhe Kamzës që përfundoi me rezultatin 3-3…

Teuta gjeti golin e parë që në minutën e 12′, me anë të Amadu Latif, i cili kaloi në avantazh vendasit me një gjuatje mjaft të bukur nga brenda zonës. N mënitën e 31′, Teuta gjen golin e dytë për 2-0. Alhasan dyfishon rezultatin, duke mos falur nga brenda zonës, pas pasimit të Amadu Latif nga e djathta. Topi i prek nga Dediç dhe ngeli në zonë, nga ku futbollisti i Teutës nuk ka falur.

N minutën 40′ Kamza rihapi ndeshjen 2-1, ku më pas pati minuta spektakolare në “Niko Dovana”, Sebino Plaku ka realizur një gol mjaft të bukur nga e djathta, duke rihapur takimin, ndërsa në të 76′ Kamza barazoi 2-2. Mbrojtësi Çukoviç ka shfrytëzuar mjaft mirë krosimin e Fukuit nga e majta, godet bukur me kokë duke përshëndetur rrjetën.

Ndërsa në minutën e 90′ Kamza bëri çmendurinë duke e përmbysur në 2-3. Përballje dramatike në “Niko Dovana”, Fili realizon një gol me peshë pas pasimit të dhënë nga Zefi brenda zonës.Ndërsa çmenduria u konfirmua në minutën e 94 90+4′ ku Teuta barazoi 3-3. Ndeshje e çmendur. Latif barazon shifrat, pas asistit të Moçkës, i cili i serviri topin sulmuesit. /albeu.com/







Shtuar më 29/04/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori