Sergio
Busquets ka qenë një prej lojtarëve më të vlerësuar nga trajnerët e
Barcelonës.
Pavarësisht se tifozët lidhen më shumë se me futbollistët që tundin rrjetën e kundërshtarit, rëndësia e
mesfushorit nga Sabadelli është po kaq jetike për katalanasit.
Nëpërmjet një
video të shpërndarë nga “UEFA
Champions League” tregohet gjithë klasi i
Busquets.
Me qetësinë dhe gjenialitetin që e karakterizion, futbollisti i
Barcelonës arrin që të dalë lehtësisht nga situatat e vështira.
Në momentin që kundërshtarit i ushtrojnë presion të madh për t’i rrëmbyer topin, thuajse asnjëherë nuk shohim një largim të topit vetëm për të mos e rrezikuar në këmbët e tij. Për
Busquets e ka gjithmonë një zgjidhje, që rezulton si mashtruese për kundërshtarët.
Shtuar më 12/02/2021,
ora 18:47