CHAMPIONS/ PAOK i Mihajt eliminon Benficën! Rezultatet e sfidave të Championsit (VIDEO)






Nuk munguna surprizat në 3 sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme.


PAOK-u, Dinamo e Kievit dhe Gent, ishin 3 skuadrat vendase që siguruar kualifikimin për në fazën “play-off” të Champions-it.

Padyshim që surpriza më e madhe ishte kualifikimi i skuadrës greke, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Enea Mihaj, i cili e ndoqi përballjen e sotme nga stoli.

Bardhezinjtë nga Selaniku, mposhtën me rezultatin 2-1, një skuadër tepër të fortë si Benfike, duke qenë kështu vetëm 1 hap larg grupeve të Champions-it.

Në 2 sfidat e tjera, Dinamo e Kievit mposht AZ Alkmar me rezultatin 2-0, teksa Gent eliminoi Rapidin e Vienës pas triumfit 2-1.

REZULTATET:

PAOK – BENFIKA 2-1


DINAMO KIEV- AZ ALKMAR 2-0


GENT – RAPIDI VIENËS 2-1

Shtuar më 15/09/2020, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori