Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Krasnodar (VIDEO)
Pjesa e parë e Krasnodar-Chelsea, e vlefshme për javën e dytë të Grupit E të Champions League, është mbyllur 1-0 në favor të anglezëve.

Ka qenë Hudson-Odoi që ka shënuar për miqtë me ndihmën e portierit të rusëve, i cili ka bërë një gafë të vërtetë.

Chelsea mund të kishte kaluar në avantazh në minutën e 14-të pas një penalltie të fituar nga Werner.

Te pika e bardhë është paraqitur Jorginho, i cili ka goditur shtyllën dhe kurrizin e portierit Safonov.
Shtuar më 28/10/2020, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori