Chelsea e nis mbarë Premier League (VIDEO)
Blutë e Londrës kanë fituar 1:3 ndaj Brighton.

Chelsea zhbllokoi rezultatin pas 23 minutave lojë kur Jorginho u tregua i saktë nga penalltia.

Në pjesën e dytë kur luhej minuta e 54’, Leandro Trossard shënoi një gol të bukur, falë edhe një intervenimi të dobët nga Kepa Arrizabalaga.

Por vetëm një minutë më vonë Reece James shënoi për Chelsea për të rikthyer epërsinë me atë që ishte goli më i bukur i ndeshjes.

Rezultatin final e vendosi mbrojtësi Kurt Zouma, atëherë kur luhej minuta e 66’. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2020, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori