Chelsea fiton minimalisht ndaj Fulham, vendos goli i Mount (VIDEO)
Chelsea ka marrë një rezultat pozitiv ndaj Fulham në kuadër të javes së 19-të të Premierligës.

"The Blues" nuk u dukën shumë të disponuar për lojë, ndërsa Fulham ishte kompakt në pjesën e parë, deri në momentin e përjashtimit të Robinson i cili bëri një ndërhyrje ne Cesar Azpilicueta dhe u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën 44′.

Pjesa e parë pati pak raste, Mason Mount plasoi një goditje dhe qëlloi traversën por përveç kësaj, pjesa e parë ishte e qetë.

Pjesa e dytë filloi me iniciativën e Chelsea, kjo pasi që edhe Fulham ishte me 10 lojtarë në fushë, dhe si duket kjo gjë i dha kurajo "The Blues".

Mount i dha avantazhin mysafirëve në minutën 78′ për të zhbllokuar rezultatin.

Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në fabvor të Chelsea.

Tani Chelsea qëndron në pozitën e shtatë me 29 pikë ndërsa Fulham në pozitën e 18-të me 12 pikë.
Shtuar më 16/01/2021, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori