Chelsea kalon më tej nga pika e bardhë e penalltisë (VIDEO)


Pëlqej
Chelsea ka kaluar në raundin tjetër të FA Cup, pasi ka eliminuar pas vazhdimeve skuadrën e Norwich City.

Skuadrës së Antonio Contes i janë dashur penalltitë ndaj Norwichit, për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ashtu sikurse edhe e para që përfundoi në 0-0.

Golin për vendësit e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 55’, por kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Lewis, i cili shënoi për 1:1, duke i siguruar skuadrës së tij që ndeshja vazhdon në shtesë.

Gjatë penalltive Chelsea ishte skuadër më e mirë, duke shënuar pesë penallti për dallim nga Norwichshënoi vetëm tre.

Chelsea ndeshjen e mbylli me 9 lojtarë, pasi me karton të kuq u ndëshkuan dy spanjollët Pedro dhe Alvaro Morata.

raundin tjetër londinezët do të takohen me Newcastle. /albeu.com
Shtuar më 17/01/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori