Chelsea mposhtet nga Sheffield, Championsi në rrezik (VIDEO)
‘Blutë’ e Frank Lampard kanë regjistruar një nga paraqitjet më të dobëta të këtij sezoni, në udhëtimin te Sheffield, për t’u mposhtur 3:0.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 18’, kur David McGoldrick shënoi për 1:0.

Oliver McBurnie u përkujdes që të shënonte golin e dytë të takimit, duke dyfishuar kështu epërsinë e Sheffield, në minutën e 33’.

Rezultati final i takimit u vulos nga David McGoldrick, i cili me golin e dytë personal në minutën e 77’, çoi rezultatin në 3:0.

Me këtë fitore, Sheffield United qëndron në zonën që dërgon në Evropë, duke grumbulluar 54 pikë, në pozitën e gjashtë.

Chelsea mbetet me 60 pikë në pozitën e tretë dhe u jep mundësi skuadrave si Leicester dhe Man Utd që ta tejkalojnë.
Shtuar më 11/07/2020, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori