Chelsea në super formë, fiton bindshëm ndaj Burnley (VIDEO)
Chelsea ka marrë tri pikët e radhës në Premierligë.

Skuadra e Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në përballjen ndaj Burnley.

Me rezultatin 0:3, Chelsea ka arkëtuar tri pikë të reja.

Hakim Ziyech (26’) ishte ai që shënoi golin e parë, me një goditje të saktë me të majtën. Me këtë gol u vendos pjesa e parë.

Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Kurt Zouma, duke shënuar me kokë, në minutën e 63’.

Timo Werner vulosi rezultatin pas asistimit të Ziyech në minutën e 70’.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 12 pikëve, kurse Burnley mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori