Chelsea "ngec" në shtëpi, lëkundet vendi i 4 (VIDEO)
Chelsea ka barazuar 2-2 me ndaj Burnley-t duke humbur një tjetër mundësi të mirë për të marrë tre pikë jetësore në luftën e nxehtë për kualifikimin në Champions League.

Ishte një ndeshje fantastike në Stamford Bridge, por The Blues kanë shpërdoruar shumë mundësi dhe Burnley ka dalë me një pikë të artë në luftën për mbijetesë.

Ishte Hendrick ai që kaloi miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 8’ të takimit.

Kane dhe Higuain kanë përmbysur gjithçka brenda dy minutave, por Barnes barazuar rezultatin në minutën e 24’.

Pas pushimit kishte vetëm një skuadër në fushë, por vendasit nuk kanë arritur të shënojnë golin e fitores megjithëse trokitën disa herë në derën e Burnley-t.

Një barazim që i ngjit në vendin e 4-t, por me një ndeshje më shumë se konkurrentët e tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori