City, 3 pikët e para pa Mancinin (VIDEO)
Reading dhe Manchester City zhvilluan sot ndeshjen e prapambetur të javës së 37 të Premier League pasi në fundjavë Citiziens luajtën finalen e FA Cup kundër Wigan (0-2). Edhe ps ndeshja nuk kishte asnjë rëndësi për të dy ekipet pasi vendasit kanë rënë tashmë nga kategoria, ndërsa City e ka blinduar vendin e dytë.

Ish kampionëve i mjaftoi një gol i Sergio Aguero në minutën e 40 dhe një gol i Dzeko në minutën e 88 për të marrë tre pikët e rradhës, të cilat vijnë ditën kur Roberto Mancini u shkarkuar si trajner i ekipit. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori