City kundër Liverpool në finale (VIDEO)
Manchester City ka arritur të fitojë me rezultatin 3:1 përballë Evertonit, duke përmbysur gjithçka në 90 minuta.

City kanë qenë më të mirë gjatë gjithë kohës dhe fitorja e tyre ishte e merituar.

Fillimisht shënoi Everton me anë të Ross Barkley.

City u përgjigj me gola të Fernandinhos, Kevin De Bruyne (70’) dhe Sergio Agueros (76’).

Kështu City e përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë, e cila kishte përfunduar 2:1 për Everton.

Manchester City do të gjejë në finale të Capital Cup One ekipin e Liverpool, që u kualifikua në përballjen me Stoke. /Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori