City shkatërron Tottenhamin (VIDEO)
Ekipi i Manchester City ka shënuar edhe fitoren e tretë gjatë tre javëve në Premier League, kësaj rradhe duke e mposhtur Tottenhamin me një rezultat bindës prej 5-1.

Në minutën e 34-të Samir Nasri pason për mrekulli deri te Edin Dzeko i cili shënon për të zhbllokuar rezultatin.

Katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, përsëri Samir Nasri harkon deri te Edin Dzeko i cili shënon një gol fenomenal me kok për 2-0.

Në minutën e 55-të, Yaya Toure pason deri te Edin Dzeko i cili shënon golin e tij të tretë personal dhe të tretin për klubin e tij në këtë takim, 0-3.

Pesë minuta më vonë padyshim lojtari më i mirë në këtë takim së bashku me Dzekon, francezi Samir Nasri përsëri asiston kësaj rradhe te Aguero i cili shënon për 4-0.

Deri në fund të takimit dyshja Nasri-Dzeko rrezikuan disa herë portën e Tottenhamit por Dzeko nuk ishte konkret në rastet që i pati.

Atëherë kur pritej të përfundoj takimit, Edin Dzeko del përsëri në skenë duke shënuar një eurogol me të majtën e tij për të fundosur plotësisht, Tottenhamin, 5-1.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në majen e tabelës së Premier League duke mbledhur plotë 9 pikë nga tre ndeshje ndërsa Tottenhami ende nuk ka arritur të fitoj asnjë pikë. /albeu.com/

Shikoni golat:

http://www.metacafe.com/fplayer/7105906/tot_1_5_man_c.swf" width="480" height="248" wmode="transparent" allowFullScreen="true" allowScriptAccess="always" name="Metacafe_7105906" pluginspage="http://www.macromedia.com/go/getflashplayer" type="application/x-shockwave-flash">
http://www.metacafe.com/watch/7105906/tot_1_5_man_c/">Tot 1-5 Man C - http://www.metacafe.com/">Funny video clips are a click away

Shtuar më 28/08/2011, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori