City vuan për të fituar, Arsenal i treti (VIDEO)
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Manchester City ka arritur një fitore in-extremis përballë Reading në ndeshjen e javës së 18. Skuadra e Roberto Mancinit ka mundur të shënojë një gol në minutat shtesë me anë të Barry edhe pse luante përballë modestëve të sapongjitur në Premier League.

Tottenham është ndalur në barazim pa gola në shtëpi përballë Stoke City-t, ndërsa Newcastle ka mposhtur brenda QPR 1-0.

Në ndeshjen e orës 13:45 Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Wigan Athletic në takimin e zhvilluar të shtunën në DW Stadium.

Pas një ore lojë u akordua penallti në favor të Topçinjve për shkak të ndërhyrjes së gabuar ndaj Theo Walcott. Mikel Arteta ishte i saktë nga pika e bardhë (60′).

Arsenali mori tri pikë dhe pozicionohet në vend të tretë, me një pikë përpara Chelseat që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /albeu.com/

Ja rezultatet:

Wigan Athletic 0 - 1 Arsenal
Manchester C. 1 - 0 Reading
Newcastle U. 1 - 0 Queens Park R.
Southampton 0 - 1 Sunderland
Tottenham H. 0 - 0 Stoke C.
West Bromwich 2 - 1 Norwich C.
West Ham U. 1 - 2 Everton
Shtuar më 22/12/2012, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A duhet të largohen futbollistët nga Kosova nga Kombëtarja e Shqipërisë pas formimit të Kombëtares së Kosovës?
50.48 %
45.35 %
4.15 %
Total 8414 Vota!
 

Kampionatet