Club Brugge i bën "manita" Skënderbeut (VIDEO)
Skënderbeu e ka nisur me humbje vitin 2015, edhe pse në një miqësore luksi ndaj Club Brugge, skuadër që aktualisht udhëheq kampionatin belg.

Në sfidën e parë miqësore në Marbella të Spanjës, kampionët e vendit janë dukur të plogësht dhe pa ritmin e duhur në këmbë, duke u mundur me rezultatin 0-5.

Trajneri Mirel Josa ka provuar këtë formacion titullar në këtë 90 minutësh, me Shehin në portë, Vangjeli në të djathtë të mbrojtjes, Jashanica dhe Radas në qendër si dhe Abazi në të majtë. Në mesfushë kapiteni Shkëmbi kishtë pranë Lilajn ndërsa në krahë luanin Berisha dhe Progni. Në sulm dyshja e zakonshme Sefa-Peter.

Kampionët tanë janë goditur keq në pjesën e parë ku kanë pësuar 3 gola, të shënuar nga Castillo në të 27-ën, Storm në të 32-ën dhe Geoz në të 43-ën.

Në pjesën e dytë Josa aktivizon edhe Nimagën, Arapin e Alikajn por lëvizjet e bëra nuk sjellin rezultatin e pritshëm, pasi Skënderbeu pëson edhe dy gola të tjerë me Castillon nga pika e bardhë e penalltisë dhe Izquierdo në minutën e 77-të.

Sfida e ardhshme miqësore për bardhekuqtë do të jetë të nesër ndaj hollandezëve të Ado Den Hagg. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori