Çmendet Manchester
United në ndeshjen përballë Topçinjve të Londrës e cila u luajt në Old Trafford.
United e ka shkatërruar totalisht ekipin e
Arsenalit me një goleadë të çmendur 8-2.
Gjithçka u dominua nga Djajtë e Kuq nga ku nuk u vu në asnjë moment në dyshim fitorja e
United.
Në minutën e 22-të dhe
United kalon në epërsi me
golin e shënuar nga Welbeck. Nuk kaloi shumë kohë dhe vendasit shënuan edhe
golin e dytë me realizator Ashley Young në minutën e 28-të.
Për ta thelluar edhe më shumë epërsin u përkujdes, sulmuesi Wayne Rooney i cili shënoi në minutën 41-të. Ndërsa topçinjtë në minutën e 45-të shënojn për ta ngushtuar epërsinë me anë të Theo Walcott. Me këtë epërsi të vendasve u mbyll pjesa e parë e këtij derbi.
Në pjesën e dytë përsëri
United tregohet më e fortë dhe arrin ta bëjë rezultatin edhe më bindës duke arritur të shënoi edhe tre herë në minutë e 64-të Rooney në minutën e 67-të Nani dhe Park në minutën e 70-të.
Skuadra e
arsenalit shënon edhe një herë në minutën 74-të me
golin e Van Persi për ta zbutur sadopak epërsin e lartë të vendasve.
Por nuk përfundoi e tëra këtu pasi
United arrinë edhe
golin e shtatë me anë të Rooney i cili shënoi nga penalltia për ta kompletuar het-trikun në minutën e 82-të dhe Young në të 90-të për humbjen katastrofale të
Arsenalit. /albeu.com/
Shikoni golat:
Shtuar më 28/08/2011,
ora 18:44